Flash News

KRYESORE

Meta par takimit me Xhaferoviç: Do bashkojmë përpjekjet mes dy vendeve, për një prespektivë për të rinjtë

Meta par takimit me Xhaferoviç: Do bashkojmë përpjekjet mes dy

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka pritur në Presidencë sot homologun e tij boshnjak Shefik Xhaferoviç. Në fjalën e tij pas takimit Meta ka treguar disa nga çështjet e përbashkëta të cilat u diskutuan mes palëve.

Kreu i Shtetit e vuri theksin tek emigrimi i të rinjve, kur kërkoi “forcimin me ritme të reja të  marrëdhënieve mes dy vendeve, me qëllim që t’ju japim atyre një prespektivë, një të ardhme më të shpejtë evropiane, për të mos u larguar nga vendet tona.”

Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Bosnje-Hercegovinës dhe do vijojë të mbështesë fuqimisht këtë vend në proceset evropiane dhe euro-atlantike”, përfundoi Meta.

“Kënaqësi të mirëpresim sot në Tiranë, Presidentin e Bosnje –Hercegovinës, Xhaferoviç.

Pavarësisht kufizimeve nga pandemia, Xhafderovic ishte i angazhuar për të zhvilluar këtë vizitë. Gjatë takimit diskutuam për të gjitha cështjet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në rrafshin rajonal. Ramë dakord që marrëdhëniet të forcohen me një ritëm të ri, në mënyrë që të bashkojmë përpjekjet jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në vendet e rajonit, që t’iu japim të rinjve një prespektivë, një të ardhme më të shpejtë evropiane, për të mos u larguar nga vendet tona.

Në mënyrë të veçantë të rrisim shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, si dhe të bashkojmë përpjekjet mes dy vendeve për të përmirësuar infrastrukturën. Vlerësova me kënaqësi rritjen e numrit të vizitorëve nga Bosnje-Hercegovina, por do na duhet të nxisim më shumë mekanizmat për të rigjallëruar ekonomitë tona.

Ne jemi dy vende që do të përfitojmë nga një mbështetje afatgjatë nga BE, nëpërmjet planit evropian për ekonominë, që do të shpallet pas dy ditësh. Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Bosnje-Hercegovinës dhe do vijojë të mbështesë fuqimisht këtë vend në proceset evropiane dhe euro-atlantike”, është shprehur ndër të tjera presidenti Meta.

Të fundit