Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Meta paralajmëroi rrëzimin e qeverisë, Rama kërkon shkarkimin: Komisioni Hetimor të veprojë!
Teksa presidenti Meta paralajmëroi rrëzimin e qeverisë, duke e quajtur një paralajmërim të fundit sipas tij, pas akuzave se betimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ceremoniale, nga foltorja e kuvendit kryeministri Edi Rama i përmendi shkarkimin e tij nga Komisioni Hetimor i ngritur posaçërisht për të.
Referuar ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Rama sulmoi Presidentin, teksa tha se nën dritën e kësaj krize në Gjykatë, Komisioni Hetimor duhet ta shohë seriozisht shkarkimin e tij.
“Është koha që ky zinxhir krizash të krijuara artificialisht nga Ilir Meta, duhet të marrë përgjigjen e duhur nga ne.
Përgjigjja jonë duhet të tundë themelet ku sot e gjithë ditën qëndron ngehina e krijuar nga Presidenti.
Kushdo prokuror apo gjykatës që është bashkuar me krimin do të ndëshkohet. Unë di që asnjë Kushtetutë, në asnjë vend demokratik nuk mund ti bjerë taksirati që të ketë një President si Ilir Meta.
Kuvendi të marrë masa ligjore për të gjitha aktet brutale. Presidenti zyrën e ktheu në frëngji për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, popullin. Mendoj se komisioni për shkarkimin duhet ta konsiderojë seriozisht shkarkimin e Presidentit.
Ilir Meta ka luftë me botën, Europën, qeverinë. Le të vazhdojë ta zhvillojë luftën. Ky ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i Kushtetutës të Shqipërisë”-tha Rama.