Flash News

KRYESORE

Meta paralajmëron Berishën në seancë: Sa të më kesh mua mos e vrit mendjen, por…

Meta paralajmëron Berishën në seancë: Sa të më

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë një batutë me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkoi fjalën në seancën e jashtëzakonshme ndonëse ajo ishte parashikuar pa debat.

Berisha u ngrit menjëherë nga vendi pavarësisht se Meta po hezitonte fillimisht. Kur ish-kryeministri u drejtua për te foltorja, Meta u shpreh: “Në rregull, zoti Berisha ka fjalën. Sa të më kesh mua këtu mos e vrit mendjen, po kur të iki unë çfarë do bësh?”

Kjo batutë paralajmëruese e Metës për Berishën shkaktoi të qeshura në sallë, por ish-kryeministri nuk e komentoi.

Pas 24 korrikut, Ilir Meta do të dekretohet si President i Republikës.

Berishës i ka munguar foltorja e Kuvendit, i pari që nxiton të marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme dhe ngre deputetët në këmbë

Patozi shfrytëzon seancën e Kuvendit për t’i hapur sfidë publike Bashës: Me gjete në PD dhe aty do jem kur të largohesh

Të fundit