Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Meta pas takimit me ambasadorët: Me goditjen e "5 qershorit" jemi në kurs të kundërt me BE, nëse shkelet ka vetëm një fajtor
Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas takimit me ambasadorët e vendve të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, deklaroi me goditjen e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore jemi në kurs të kundërt me atë që pritet nga të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë seriozë në BE për integrimin.
Ai tha se nëse nuk respektohet marrëveshja e 5 qershorit ka vetëm një fajtor, të cilin e akuzoi se vendos fatin e tij para fatit të shqiptarëve.
“Është përmbushja e të gjithë atyre prioriteteve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin dhe përmbushjen e kushteve në mënyrë që Shqipëria të mos e ndajë fatin e saj nga ai i Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka treguar se ka një klasë politike të përgjegjshme, që merr përgjegjësi, që realizon zgjedhje të lira e të ndershme, që respekton votën e qytetarëve dhe parimet e demokracisë dhe i shërben të ardhmes europiane të vendit. Shpresoj që kjo të tregohet në ditët që vijnë edhe në vendin tonë. Por për fat të keq sjellja me ndryshimet kushtetuese, antikushtetuese dhe tërësisht të njëanshme që goditi apo u përpoq të godasë marrëveshjen e 5 qershorit tregon që jemi në kurs të kundërt me atë që pritet nga të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë seriozë në BE. Për mua si President ka qenë dhe mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, për të cilën falënderova dhe ambasadorët për kontributin që ata dhanë ku dhe unë u përpoqa të jap kontributin tim sidomos në drejtim të insistimit që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë teknike për zgjedhjet e ardhshme edhe pse janë të gjitha provat që nga dosja e Shijakut, që nga dosja e Dibrës dhe sjelljet e tjera se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale. Opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë, me qëllim që të mbyllej kjo marrëveshje dhe të jepej një mesazh pozitiv dhe shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët por dhe për të gjithë ata që punojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda partnerëve tanë. Kështu që gjërat janë të qarta. Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit, nuk do të ketë as 4 fajtorë, do të ketë vetëm një fajtor, i cili për fatin e tij personal, kërkon të vërë në pikëpyetje fatin e 4 mln shqiptarëve. Jo vetëm kaq. Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë. Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e Shqipërisë e ka shumë gabim dhe është në kohë për të reflektuar dhe ndryshuar opozitën e vet”, tha Meta.
I pyetur nëse do ti japë dritën jeshile ndryshimeve në kodin zgjedhor, Meta u përgjigj se pret vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
"Pres vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit, hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të përzemërt. Mos kini frikë nga vota e lirë e popullit. Në Shqipëri nuk ka parlamentarizëm, deputetët janë kthyer në kukulla të kryetarëve. Unë nuk dua të merrem me direktivat e brendshme apo publike që jepen në këtë drejtim. Si përfaqësues i unitetit të popullit dhe si president, nëse dikush do të përpiqet të barazojë fatin e tij me fatin e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen europoiane të Shqipërisë mua nuk do të më vijë keq për fatin e tij." tha Meta.
Ndërkohë në një status në rrjetet sociale, kreu i shtetit bëri me dije se u përcolli disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimet e tij, për plotësimin e 6 kushteve të BE.
"Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë.
U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane.
Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim. 🇦🇱🇪🇺" shkruan Meta.