Flash News

KRYESORE

Meta për ngjashmërinë e Paktit Basha-Rama me 2008:  Historia po përsëritet si komedi

Meta për ngjashmërinë e Paktit Basha-Rama me 2008:  Historia

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit, i ftuar në Zonë e Lirë, ka folur për Marrëveshjen Rama-Basha dhe e ka quajtur krizën që i parapriu 'artificiale'. Ai ka përsëritur afeksionin për Berishën duke thënë se Doktorin e ka pikët të dobët dhe pikë të fortë.

 

Intervista me Arian Çanin:

A-Me ti apo me ju?

M-Me ti.

A-Je i merzitur?

M-Jo jam shumë në formë.

A-Çne kjo qetësi?

M-Është detyrë e politikanëve të jenë të qetë sidomos në këto kohë që na duhet.

A-Partia sikur ju fut një kalvari vuajtjesh?Duket si një pakt i 9 viteve më parë.

M-është e rëndësishme që Basha dhe Rama i dhanë fund një kalvari vuajtjesh të qytetarëve dhe vendi të shkojë në zgjedhje normale. Një krizë artificiale, sepse kjo zgjidhje që u bë para pak ditësh mund të bëhej kur erdhi McAllister.

A-Pse nuk u bë më parë?

M-Nuk dua të bëj gjykatësin, por përpjekjet e mia në atë kohë kanë qenë maksimale që kjo të ndodhte dhe vendi të mos pësonte atë stres dhe dëmtim të imazhit. Mos të harrojmë se jemi në periudhën turistike. Me të jetojnë mijra familje në Shqipëri.

A-LSI është e paralizuar edhe partitë e tjera.

M-Përmendët 2008 dhe koalicionet, historia nuk përsëritet njësoj nëse atëherë ndodhi si tragjedi tani si komedi. LSI nuk dëmtohet nga ccdo lloj manovre sepse të gjitha forcat politike garojnë në mënyrë të barabartë dhe LSI ndihet gati të jetë forcë e parë. Ndoshta nuk ndihen gati parti të reja të cilat nuk janë shtrirë mirë në terren, por kjo nuk është përgjegjësi e LSI. LSI do të krijonte ccdo lloj koalicioni të shëndetshëm.

A-Një ditë më parë doli Vaslili dhe Idrizi dhe në njëfarë mënyre i thanë Ramës 'ne pranojmë paketën'. Nuk e menduat se duke vënë te cepi Ramën do ta kapte Bashën dhe do dilte kjo paketë. Nuk e mendove se e detyrove të bënte një pakt të fshehtë. Petrit vasilin që është kreu i LSI dhe ministër e hoqi pa i thënë gjë.

M-Mos e dramatizoni. Që kur lindi kriza LSI pati një ide të qartë se opozita ka të drejtë për drogën dhe se kjo zgjidhet me dialog. Disa kërkesa që ishin jashtë logjike si votimet elektronike qëndronin dhe duheshin garanci, por kur situata u acarua LSI propozoi qeverinë e besimit. Basha do t'i propozonte ministrat, kjo ishte qeveria teknike.

A-Pse dha Rama më shumë nga ajo që parashikohej?

M-Që të hynte në zgjedhje. Nuk e kam të qartë këtë gjë. Rekomandimet duhet të ishin marrë parasysh para një viti.

A-Pas paktit ti shkove te Berisha.

M-Doktori është pika ime e dobët dhe e fortë, në kuptimin pozitiv të fjalës. Ajo ditë ka qenë fare normale kam qenë për drekë në katin 21 te ABA Center dhe kam pasur fatin të përshëndetem me të dhe e kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e krizës. Nuk them se Basha e ka bërë me bekimin apo pa bekimin e Doktorit. Ai është i përgjegjshëm nuk ka bojkotuar ndonjëherë.

Të fundit