Flash News

KRYESORE

Meta për taksën 100% të Kosovës: Kundër shtimit të barrierave në marrëdhëniet mes shteteve

Meta për taksën 100% të Kosovës: Kundër shtimit të

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i pyetur për taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnjë – Hercegovinës, deklaron se nuk është pro shtimit të barrierave në marrëdhëniet midis vendeve në rajon. Ai gjykon se e ardhmja duhet të jetë bashkëpunim i hapur dhe pa kufij dhe pa pengesa.

Në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, kreu i shtetit shqiptar kërkoi nga Serbia që të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare.

“Kur ata vendosën të vinin taksën nuk më pyetën, por unë nuk jam pro shtimit të barrierave në marrëdhëniet midis vendeve në rajon, sepse e ardhmja duhet të jetë bashkëpunim i hapur dhe pa kufij dhe pa pengesa. Ne të gjithë synojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Ndaj shpresoj që Kosova të shqyrtojë sa më shpejt që të jetë e mundur mundësinë e përmirësimit të mëtejshëm të tregtisë dhe marrëdhënieve të përgjithshme, jo vetëm me Bosnjën, por edhe me Serbinë. Kjo do të ishte shumë e dobishme. Gjithashtu nga ana tjetër, Serbia duhet të ndalojë këtë fushatë kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucionet ndërkombëtare. Siç është edhe për shembull anëtarësimi në Interpol.”, u shpreh Meta.

Meta dha mendimin e tij edhe për Shengenin Ballkanik.

“Iniciativa që ndihmojnë bashkëpunimin tonë janë gjithmonë të mirëpritura, por jo duke provokuar debate të panevojshme, duke u përpjekur për të margjinalizuar dikë ose një vend, apo t’i japësh protagonizëm dikujt tjetër. Vetëm partneriteti dhe gjithëpërfshirja mund të rrisë besimin mes vendeve, mes njerëzve dhe mund të reduktojë dhe eliminojë të gjitha barrierat, qofshin ato legale, administrative apo burokratike në rajonin tonë.”

Të fundit