Flash News

KRYESORE

Meta përgatit prova për Komisionit Hetimor, merr me vete dhe ish-drejtorin e SHISH

Meta përgatit prova për Komisionit Hetimor, merr me vete dhe

Ashtu siç ka paralajmëruar, presidenti Ilir Meta do të paraqitet nesër në orën 9:59 në Komisionin Hetimor për t’iu përgjigjur të gjitha pyetje të komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me dy dekretet: 30 qershorin dhe 13 tetorin.

Sipas Ora News, kreu i shtetit do të shoqërohet nga këshilltarët e tij të ngushtë, përfshirë ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri që është këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në presidence dhe nga Bledar Dervishaj, këshilltar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Kreu i shtetit do të ecë në këmbë nga zyra e tij drejt kryesisë së kuvendit. Ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij, pritet të jetë fakti se Ilir Meta do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin. Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.

Të fundit