Flash News

KRYESORE

Meta përgjigjet nëse do ta thërrasë Arta Vorpsin për t’u betuar në Presidencë

Meta përgjigjet nëse do ta thërrasë Arta Vorpsin për

Presidenti Ilir Meta nënkuptoi në konferencën për shtyp se nuk do ta thërrasë për tu betuar Arta Vorpsin, anëtaren e zgjedhur automatikisht nga KED në Gjykatën Kushtetuese.

“Ju duhet të dini se çfarë publikohet në Fletoren Zyrtare dhe këto janë me ligj. Çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për Presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese. Ka Kushtetutë mbi çdo gjë tjetër në Republikë në mënyrë të veçantë për presidentin që është betuar me dorë mbi kushtetutë, unë me këtë gjë nuk bëj shaka”, tha Meta.

Më pas ai foli edhe për anëtaren që zgjodhi në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme të turpshme, që u takojnë vetëm njerëzve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti, besoj se veprimet e mia ishin të përgjegjshme. Ju përmendët një emër, është emri me CV me të shkëlqyer që ka sjellë KED, një person i diskriminuar. Një person që nga dy persona të shfaqur tërësisht politik nga KED ka pasur vlerësimin zero. Ndërkohë që ka pasur vlerësim të shkëlqyer për karrierën dhe shkollimin. Nëse Presidenti nuk do të kishte besimin te asnjë individ, do të thoshte nuk kam besim dhe të vepronin si të dëshironin”.

Të fundit