Flash News

KRYESORE

Meta, pishman për ngjalat. Sot do të kishte përballë Blushin

Meta, pishman për ngjalat. Sot do të kishte përballë Blushin

Ilir Meta, do ta mallkojë gjatë atë natë me ngjala në Gjirin e Lalzit, 4 vjet më parë. Sidoqoftë rezultati i këtyre votimeve, ai është humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve. Nëse 4 vjet më parë do të vazhdonte sërish me Berishën, PS nuk do të drejtohej më nga Edi Rama dhe sot Meta do të kishte përballë Blushin në krye të PS. Ose në kushtet e çorientimit të PS pas zgjedhjeve të humbura në 2013, Meta mund të tentonte të bashkonte të majtën në një parti të vetme. Përfundimisht, Meta u mashtrua nga Rama që e përdori Metën për të shpëtuar veten dhe për të rrënuar LSI. Varësisht nga rezultati zgjedhjeve, vetëm një koalicion PD - LSI do të mund ta shpëtonte partinë e krijuar nga Meta, 13 vjet më parë. Të shohim rezultatin e kutive, për të parë nëse bashkë me Ramën, edhe Basha ka menduar të shkatërrojë LSI. Berisha, sigurisht që nuk do ta bënte.

Të fundit