Flash News

KRYESORE

Meta plotëson vakancën e dytë për në Gjykatën Kushtetuese, dekreton Marsida Xhaferllarin

Presidenti Ilir Meta, ka firmosur dekretin për emërimin e vakancës së tij të dytë në Gjykatën Kushtetuese. Lajmin e konfirmojnë burime nga Presidenca.

Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, thuhet se Meta ka dekretuar emërimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Meta emëroi anëtaren e tij të dytë pas Besnik Muçit.

Kujtojmë se ditën e hënë Kuvendi votoi dy anëtaret e reja për Kushtetuesen, Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgjin.

Ndërsa Arta Vorspi kaloi automatikisht si anëtare.

Më poshtë dekreti:

Të fundit