Flash News

KRYESORE

Meta poston videon e rrallë për rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe

Meta poston videon e rrallë për rikthimin e Familjes Mbretërore

Presidenti lir Meta ka kujtuar sot rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe.

Ai ka postuar në Facebook një video të rrallë të para 18 viteve kur familja Mbretërore zbret pas 6 dekadash në Atdhe.

Në mesazhin e tij Meta thekson se rikthimi i tyre, edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve.

Mesazhi

“Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut.”

Të fundit