Flash News

KRYESORE

Meta poston videon nga tubimi: Populli kuq e zi u zgjua!

Meta poston videon nga tubimi: Populli kuq e zi u zgjua!

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook një video nga tubimi i djeshëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në mesazhin e tij Meta shkruan se demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese.

“POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR! 🇦🇱

#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱”, shprehet Meta.

Kujtojmë se në tubimin e djeshëm folën njerëz të shquar të fushave të tyre, si Ledi Bianku i së drejtës ndërkombëtare, artistë si Bujar Kapexhiu, Edmond Budina dhe Neritan Liccaj, diplomat si Agim Nesho, sportist si boksieri shqiptar Kristian Demaj ishin figurat e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, për të folur në tubimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të fundit