Flash News

KRYESORE

Meta President, nesër zgjidhet kreu i ri i LSI-së

Meta President, nesër zgjidhet kreu i ri i LSI-së

Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, datë 3 maj 2017, ora 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI­së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.

Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës. Konventën e LSI­së do ta përshëndes edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha.

Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI­së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI­së, znj. Monika Kryemadhi etj. Konventa pritet të shqyrtojë nesër dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSI­së.

Të fundit