Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, datë 3 maj 2017, ora 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSIsë për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.
Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës. Konventën e LSIsë do ta përshëndes edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha.
Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSIsë, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSIsë, znj. Monika Kryemadhi etj. Konventa pritet të shqyrtojë nesër dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSIsë.