Meta pret Komisionin e Venecias në zyrë: Nuk do ishim në këtë gjendje po të kishim zbatuar rekomandimet e tyre

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëpërmjet një postimi në tëiter Meta shprehet se është i kënaqur nga kjo vizitë, duke shtuar se Shqipëria nuk do të kishtë rënë kurrë në situatën ku ndodhet, nëse do të kishim respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën.

Komisioni i Venecias erdhi në Shqipëri me një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbi vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.