Flash News

KRYESORE

Meta pret ministrin e Jashtëm të Italisë: Për rajonin nuk ka alternativë tjetër veç BE

Presidenti Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Luigi Di Maio.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen e për ndihmën e dhënë nga Italia në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë. Kreu i Shtetit më tej vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

“Për rajonin, nuk ka alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian, ndaj e vlerësojmë mbështetjen e plotë të Italisë për këtë objektiv madhor”- u shpreh kreu i Shtetit.

Reagimi në Facebook

Të fundit