Flash News

KRYESORE

Meta publikoi mesazhet e diplomatit të huaj, Rama: Shëmti që ndodh vetëm në Shqipëri

Meta publikoi mesazhet e diplomatit të huaj, Rama: Shëmti që

Kryeministri Rama e quan shëmti për Shqipërinë publikimin e mesazheve që kreu i shtetit Ilir Meta nxorri kohë më parë, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Rama thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, por për qëndrimin e PS për votimin e tyre në Parlament.

“E para mendoj që bërja e mesazheve publike është një shëmti e madhe për çdo kënd dhe jo më për kreun e Shtetit dhe pastaj lëre më tutje për kreun e shtetit që komunikon me një diplomat të nivelit të lartë. Një shëmti që ndodh vetëm në Shqipëri për fat të keq dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Unë nuk disponoj kanale tv në shqip në shtëpinë time për të mos e shpenzuar edhe atë kohë të shkurtër që jam në shtëpi duke ripërtypur gjithçka që ndodh gjatë ditës dhe por të mbajtur fëmijën e vogël larg ekraneve që sipas meje u bëjnë një dëm specifikim më të rinjve.

Sigurisht i marr informacionet dhe nuk kuptoj ku qëndron problemi në atë mesazh dhe bëhet fjalë për të votuar në Kuvend dhe nuk bëhet fjalë për të deformuar kuadrin ligjor. Bëhej fjalë për votimin dhe drejtimin politik të partisë që drejton”, tha Rama.

Kujtojmë se sipas mesazhit të publikuar nga Presidenti Meta diplomati thotë se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

Të fundit