Meta publikoi mesazhin e diplomatit të huaj ku flitej për Ramën, si e komenton Haxhiu: Një president nuk e bën këtë

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka komentuar mesazhin e publikuar dje në studion e Opinion, mesazh i një diplomati të huaj, sipas të cilit, Kryeministri Rama kishte ndërhyrë në procesin e emërimeve në KED.

I ftuar sot në Opinion, Haxhiu e ka cilësuar jo normal publikimin e një mesazhi të tillë, ndërsa është shprehur se një president nuk duhet ta bëjë këtë dhe se kjo i shërbën vetëm gazetarisë.

Haxhiu: Modeli i politikës së Metës është i vjetëruar sepse ndërtohet mbi prapaskena dhe gjëra që nuk janë institucionale. Intervista e tij ishte ndërtuar mbi emra të përveçëm dhe mesazhe si ky i ambasadorit.

Fevziu: Ishte normal mesazhi?

Haxhiu: Në radhë të parë nuk është normal publikimi i tij dhe ka mekanizma për t’i sqaruar këto momente dhe  për të sqaruar ambasadorët. Kjo është e mirë për gazetarinë, por një president nuk arrin ta bëjë këtë.

Fevziu: A duhet një ambasador të japë këtë zgjidhje?

Haxhiu: E para presidenti prej një kohe të gjatë e bën opozitën dhe ky opozitarizëm nga zyra e presidentit ka shkaktuar këto probleme me bashkësinë ndërkombëtare dhe reformën në drejtësi. Rudina (Seseri) e din fort mirë çfarë do të thotë për bashkësinë ndërkombëtare kur investohen 400 milionë euro. Njeriu, i cili ka bërë gjithmonë karshillëk kushtetutës ka qenë presidenti i vendit.

Fevziu: Ju po thoni që ndërkombëtarët po kryejnë reformën në mënyrën më të mirë për vendin.

Haxhiu: Reforma shihet pas një apo dy vjetësh, por kërkush duke përfshirë presidentin dhe ministrat e kësaj qeverie nuk do të jenë të aministuar nga e kaluara ndaj reforma në drejtësi i ka këto fenomene të bllokimit institucional.

Lexo edhe: Meta nxjerr SMS-në e diplomatit të huaj ku flitet për Ramën: Për të treguar si punojnë disa ndërkombëtarë këtu për reformën në drejtësi