Flash News

KRYESORE

Meta publikon spotin e dytë: Si e shkeli Dvorani Kushtetutën

Meta publikon spotin e dytë: Si e shkeli Dvorani Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një tjetër video lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Presidenti sqaron se disa nga pyetjet e spotit të parë marrin përgjigje te spotii dytë.

“Të dashur qytetarë, Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan Meta.

Kujtojmë se përplasja mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit nisi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenti e akuzoi kreun e KED se ka shkelur Kushtetutën, duke mos respektuar radhën e përzgjedhjes së emrave nga institucionet përkatëse, përkatësisht 3 nga Presidenca, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Të fundit