Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ilir Meta, President i Republikës, është shfaqur sot në promenadën Presidencë -Kryesi e Kuvendit, dhe në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve, ashtu siç ai ëndërron veten dhe parasjën politike. I bronzatuar, i qetë, shtetëror dhe i respektuar. Un uomo d'onore, siç thonë italianët e Mafias.
Komunikimin, si atë verbal edhe atë pamor, e pati si përherë të kursyer. Ndryshe nga Rama që tirret të flasë shumë dhe përmbys çdo zgjatje apo gabim me parabola dhe ironi, dhe Basha, që shkurt apo gjatë, është i drunjtë dhe mekanik, Meta e gjen stilin e vet te mungesa e stilit.
Edhe në përballjen me një komision hetimor kuvendor, që i kall datën cilitdo politikan të një demokracie parlamentere normale, Presidenti ruajti një fizionomi politike të qartë. Jo pa qëllim ai e kërkoi precedentin e gjenezës të dekreteve presidenciale të ngjashme me të tijin te Ramiz Alia. Sikur donte të intimidonte 'rioshët' e opozitës parlamentare dhe t'u kujtonte më të vjetërve se ai ishte, këtu dhe gjithkund, para tyre. Në mos për të thënë se, edhe 'themeluesit' të demokracisë Ramiz Alisë, bijtë e tij politikë nuk ia kalonin dot sa për të shtyrë një palë zgjedhje lokale me 2 muaj.
Nuk janë këto imtësi megjithatë që ranë në sy. Me të drejtë media u ngul mbi 'pjalmin' e një fjalie të mbrapshtë për opozitën: më 8 qershor do të digjej parlamenti. Presidenti e bëri të qartë se ky akt do të kryhej nga persona në radhët e opozitës duke përmendur madje edhe 'precedentin' tjetër, që i dha fund parlamentarizmit gjerman në vitet '30 të shekullit të shkuar, dhe i hapi rrugë Luftës së dytë Botërore dhe tragjedisë njerëzore që pasoi.
Me anë të kësaj 'kirurgjie politike' Presidenti 'preu thellë' te legjenda se, ishin amerikanët që ia ndalën vrapin Bashës duke i caktuar 'vijën e kuqe' dhe se është Ilir Meta ai që mori masa, që para zbarkimit të amerikanëve. 'Europa e Metës' shpëtohej edhe pa një D Day të aleatëve, me pak fjalë. Pa u fundosur në këto arabeska politike, ajo çka Meta me të vërtetë ka kërkuar me anë të deklarimit të sotshëm me 'rajashtag' është gjetja e një exit-i, e një stratagjie të re për të përligjur 30 qershorin dhe pozicionin e tij në lidhje me të.
Ai mendon se, politikisht dekreti i tij nuk vlen më dhe kërkon t'i bëjë frymëmarrje artificale për ta ringjallur, jo më si dokument ligjor, por si 'manja kartë' të shpëtimit kombëtar. Kur kapërcimet janë të tilla, të mëdha dhe fantastike, për besueshmërinë e tyre kërkohet një flijim. Meta ka preferuar Bashën si të tillë, duke e etiketuar atë dhe ndjekësit e tij si skenaristë të djegies së parlamentit. Reagimi i shpejtë i Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi, se PD nuk ka patur asnjë synim të tillë, nuk do të thotë asgjë politikisht (ky përgënjeshtrim pritej). Meta ka nxituar për të nxjerrë veten nga mesi politik dhe për të futur aty Bashën.
Tani është Rama, 'hajduti psiqik', që mund të argëtohet nëse don. I shfrytëzuar për një kohë të gjatë si plastelinë për të ndërtuar gogolin e diktatorit, një kundërshtar i jep atij figurën e 'djegësit të Rajshtagut' për liderin e opozitës..
Ç'mund të bëjë tjetër Rama me këtë plastelinë politike veçse ta zgjasë?! E kështu, edhe në pastë shpëtuar "Rajshtagun' nga djegia, Meta sot dogji Bashën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38