Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Meta reagon pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë
Pak minuta pasi ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e presidencës, vjen reagimi i parë nga kreu i shtetit.
Në një reagim në rrjete sociale, Meta zbardh disa detaje mbi atë që u diskutua mes tyre, pas ftesës së një dite më parë drejtuar Bashës dhe kreut të PS, Edi Rama në kuadër të krizës politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.
Meta sqaron se me kreun e PD është diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi dhe për këtë kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, sqaron Meta në rrjetet sociale.
Ndërkohë kryeministri Rama refuzoi ftesën e presidentit për dialog, kurse Meta do të vijojë ta presë në zyrë deri në 13.00