Flash News

KRYESORE

Meta reagon për herë të parë për OFL: Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër, i gjithë legjislacioni ka qenë aty

Meta reagon për herë të parë për OFL: Lufta kundër

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka komentuar për herë të parë paketën ‘Anti-KÇK’ dhe punën në terren të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Sipas Presidentit, lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër, duke arsyetuar se qeverinë nuk e ndalon askush të ngrejë Task-Forca.

Presidenti pohoi se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje.

Ai dha dhe një mesazh se askush, qoftë kreu i shtetit, kryeministri apo kryetari i kuvendit, nuk duhet të ndërhyjnë në drejtësi.

 “Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit.

 Ajo që mund të bëhet është shembulli i gjithë politikanëve, nga presidenti i Republikës, nga kryeministri, në respektimin e Kushtetutës, në mosndërhyrje në çështje të drejtësisë. Çdo përpjekje që kërkon të shtyjë dhe të vërë në tryseni institucionet e reja të drejtësisë, të cilat janë krijuar në klimë të polarizuar, si shërben forcimit ligjor, ndaj duhet të reflektojmë që të rivendosim qetësinë”, tha Meta.

Të fundit