Flash News

KRYESORE

Meta refuzon dekretimin e Cakajt, reagon Rama: Vendim i turpshëm

Meta refuzon dekretimin e Cakajt, reagon Rama: Vendim i turpshëm

Menjëherë pas njoftimit se presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka refuzuar të dekretojë Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se refuzimi i presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp.

Të fundit