Flash News

KRYESORE

Meta refuzon kërkesën e PD-LSI, nuk deklasifikohet mbledhja në Presidencë për hashashin

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar kërkesën e shtatë deputetëve të opozitës, nga PD dhe LSI, për deklasifikimin e mbledhjes së zhvilluar në Presidencë, vitin e kaluar, për çështjen e kanabisit. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u drejtua në atë periudhë nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit, përveç kryeministrit Edi Rama, i cili dërgoi aty ish-zv.kryeministrin Niko Peleshi.

Duke shprehur konsideratën për kërkesën e deputetëve, Meta shprehet se ajo nuk i përmbahet kërkesave ligjore për deklasifikimin e mbledhjeve sekrete.

 

Të fundit