Flash News

KRYESORE

Meta ripërsërit thirrjen për Ramën: Më tepër përgjegjshmëri dhe më pak egoizëm

Meta ripërsërit thirrjen për Ramën: Më tepër

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi të martën se vendit i duhet sot më shumë përgjegjshmëri dhe dialog dhe se asnjëherë nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje të përgjegjshme.

“Vendit tonë i duhet më tepër përgjegjshmëri dhe jo egoizëm, më tepër dialog e më pak arrogancë, më shumë qetësi, stabilitet, investime dhe natyrisht mundësi punësimi e barazi sociale, duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen europiane si prioritet i axhendave politike. Asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme. Nuk do të rresht kurrë përpjekjet e mia për dialog dhe kompromis”, tha Meta, në Ditën e Evropës, kur Kuvendi i Shqipërisë organizoi Ditën e Dyerve të hapura në ambientet e Sallës së Seancave Plenare.

Meta tha se e ardhmja i përket brezit të ri, ndaj shpresat dhe ëndrrat e tyre në të ardhmen duhet të motivojnë e të rrisin peshën tonë politike e qytetare. Kuvendi, theksoi ai, ka detyrë të bëhet shembull për brezin e ri duke u kthyer në shtëpinë e demokracisë së vërtetë.

Të fundit