Flash News

KRYESORE

Meta rrëzoi Lleshin dhe Ramën, çfarë do të ndodhë tani me postin e ministrit të Brendshëm

Meta rrëzoi Lleshin dhe Ramën, çfarë do të

Në limit të afatit, pak minuta më parë presidenti Ilir Meta vendosi kundër dekretimit të emërimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt.

Në këto kushte, mbetet në pikëpyetje posti i ministrit të Brendshëm.

Kontaktuar nga Politiko.al për këtë çështje, një jurist u shpreh: “Deri më sot s’kemi patur një precedent të tillë. Kushtetuta formalisht parashikon se kryeministri emëron ministrin dhe duhet të dekretohet nga Presidenti dhe dekreti duhet të votëbesohet në Parlament”.

Sipas juristit, jane tre institucione që bashkëpunojnë dhe duhet të miratojnë propozimet e njëri-tjetrit që të marrë detyrën ministri. Këtu lind diskutimi, që do të thotë a mundet të mos e miratojë presidenti vendimin e emërimin e ministrit?

Nëse presidenti do kishte heshtur sot duke kaluar afatin kohor të dekretimit të emërimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm , mund te votohej në Kuvend si dekret në fuqi. Por në  këto kushte, jo quhet dekret i rrëzuar.

Përfundimisht në këtë situatë Edi Ramës i duhet të gjejë ministër të ri për t’ia çuar presidentit Meta.

Të fundit