Flash News

KRYESORE

Meta: Sfida më e madhe, ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë sot një mesazh duke thënë se sfida më e madhe është ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë.

Duke postuar në facebook një shkrim të ‘Monitor’ rreth të rinjve që duan të ikin nga Shqipëria, Meta shkruan: “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent”.

Sipas një anketë të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj. 26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi.

Të fundit