Flash News

KRYESORE

Meta: Shefat e Shtabeve të NATO-s do mblidhen në Tiranë, më 15 shtator

Meta: Shefat e Shtabeve të NATO-s do mblidhen në Tiranë, më

Më 15 shtator, Shefat e Shtabeve të NATO-s do të takohen për herë të parë në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit të gjeneralit Bardhyl Kollçakut në krye të Forcave të Armatosura. Po ashtu, Meta nënvizon mbështetjen për rritjen e financimeve për Forcat e Armatosura. “Ju garantoj për angazhimin tim, përkushtimi dhe patriotizmi bazuar në trinomin e shenjtë, detyra- nderi- atdheu, do të vlerësohen dhe promovohen sipas meritës. Ju garantoj për qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë, buxheti, kapaciteti operacional i FA dhe gjithë detyrimet në NATO do të mbështeten fuqishëm nga unë për 5 vite si president i vendit”, tha Meta.

Të fundit