Flash News

KRYESORE

Meta: Shortin për zgjedhjen e KED në 5 dhjetor do ta hedh vetë

Meta: Shortin për zgjedhjen e KED në 5 dhjetor do ta hedh vetë

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta realizojë vetë në 5 dhjetor.

Në faqen zyrtare të presidencës njoftohet se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta ndjekë këtë proces për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet në sajë të ngritjes dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.

Ndërkaq, po zyra e Metës ka njoftuar se sot në orën 18.30 pritet të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Paraditen e sotme, presidenti priti në takim Besnik Muçin, një ditë pas shkarkimit të tij nga KPA, të cilit i kërkoi të rishqyrtojë qëndrimin e Kolegjit të Apelimit.

Të fundit