Flash News

KRYESORE

Meta shpërndan mesazhin e Papa Françeskut: Qeveritë të dëgjojnë zërin e qytetarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta është solidarizuar me mesazhin e Papa Françeskut, i cili ka bërë thirrje për protesta paqësore dhe qeveritë të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Meta, në një postim në rrjetet sociale, thekson se është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë.

Mesazhi i kreut të shtetit: 

Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.

KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË! 🇦🇱

Të fundit