Flash News

KRYESORE

Meta shpërndan në facebook ironinë e Manjanit me ndërkombëtarët

Meta shpërndan në facebook ironinë e Manjanit me

Ish-ministri Ylli Manjani, shprehet se vëzhguesit ndërkombëtarë duket se këtë herë kanë ardhur për të vëzhguar opozitën dhe jo votimet.

Reagimi i Manjanit ka ardhur nëpërmjet një postimi në facebook. Më tej ai vazhdon duke thënë se krerëve të bashkive të opozitës, tani s’u mbetet vetëm të shpërndajnë katër kopje çelësash. “Një kopje kandidatëve të Edi Ramës si shenjë paqësore dhe jo vëllavrasëse. Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TURPI!”, shkruan Manjani.

Ky postim i Manjanit është shpërndarë në adresën e tij në facebook edhe nga presidenti Ilir Meta.

Të fundit