Flash News

KRYESORE

Meta shpërndan parlamentin? Balla: Qesharake! Presidenti ‘i vjen anash’ Kuvendit

Meta shpërndan parlamentin? Balla: Qesharake! Presidenti ‘i vjen

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla e ka cilësuar qesharake paralajmërimin e presidentit Ilir Meta në tubimin e 2 marsit se do të firmosë për shpërndarjen e parlamentit.

“Kuvendi e shkarkon presidentin dhe procesi certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti ‘i vjen anash kuvendit’, në kuptimin e të drejtës kushtetues për të shpërndarë kuvendin.

Ai duhet të kuptojë qartë se është në hetim nga kuvendi për shkeljet kushtetuese dhe për këtë dua ta nxis komisionin hetimor në raport me marrëdhëniet me Komisionin e Venecias që sa më shpejt të lexojmë kërkesën e deputetëve që kemi dërguar dhe gjetjet për shkeljet nga presidenti.

Ju lutëm mos jepni më arsye për diskutim në tryezat e kafeneve me historinë se presidenti pas 15 marsit shpërndan kuvendin se është qesharake.

I gjithë ky agravim, uroj mos të vijë nga fakti se presidenti e konsideron veten pjesë të KCK”, tha Balla në një komunikim me median.

Të fundit