Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Meta shtyn zgjedhjet, sqaron ç’do ndodhë me bashkitë pas mbarimit të mandateve
Sot, presidenti Ilir Meta firmosi ‘live’ ç’dekretin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Duke i argumentuar si farsë në kushtet e një klime të tensionuar politike që rrezikon stabilitetin e vendit, nga mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje dhe kandidimit vetëm me një kandidat në shumicën e njësive vendore, Meta sot firmosi shtyrjen e 30 qershorit referuar parimeve kushtetuese.
Por, çfarë ndodh me drejtuesit e bashkive pas 30 qershorit kur edhe mbaron zyrtarisht mandati i tyre.
Meta sqaroi në fjalimin e tij se sipas nenin 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ushtrimi i detyrës vijon deri në betimin drejtuesit pasardhës, pra duke mos u krijuar asnjë vakum nga njësitë e qeverisjes vendore.
“ Presidenti i Republikës vlerëson të rëndësishëm faktin që, nga mosrealizimi për arsye kushtetuese të zgjedhjeve brenda afatit ligjor, të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë.
Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse. Ndërmjet të tjerave ky ligj parashikon edhe garancinë së qytetarët nuk do të preken në përfitimin e shërbimit ndaj tyre në periudhat tranzitore përgjatë realizimit të proceseve zgjedhore për zgjedhjen e këtyre organeve.
Pikërisht këtë garanci e ofron neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku parashikon se:
“4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. Kjo nënkupton, se qytetarëve shqiptar i sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve nga njësitë e qeverisjes vendore.
Të njëjtin vullnet ka parashikuar ligjvënësi edhe për funksionimin e Këshillave Bashkiak, në këto momente tranzitore. Konkretisht në nenin 53, pika 1 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet se; “Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.”
Pra referuar këtyre dy dispozitave rezulton e parashikuar me ligj se, nuk krijohet vakum funksional në organet e qeverisjes vendore aktuale, deri në zgjedhjen dhe fillimin nga funksionimi i të zgjedhurve nga zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në një datë të mëvonshme”, deklaroi presidenti.