Flash News

KRYESORE

Meta: Sot humba një mik të vjetër

Meta: Sot humba një mik të vjetër

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në profesorit Gudar Beqiraj. Përmes një reagimi në facebook, Meta shprehet se ai humbi një mik të vjetër me të cilin ka bashkëpunuar më shumë se tre dekada.

Sipas tij, ndarja nga jeta e Beqirajt ishte një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe për sportin, kryesisht peshëngritjen, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në modernizimin e këtij sporti.

Reagimi i plotë:

Me trishtim të thellë mësova lajmin e pabesueshëm të ndarjes nga jeta të Akademikut, Profesorit dhe mikut tim Gudar Beqiraj. Një lajm që trishton të gjithë botën akademike, kolegët e tij të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të shkencave të natyrës, të informatikës dhe të të gjithë universiteteve, me të cilët punoi dhe bashkëpunoi për një kohë të gjatë me shumë profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë.

Lajmi i sotëm trishton edhe botën e sportit, veçanërisht atë të peshëngritjes, me të cilin ishte i lidhur që në rininë e tij të hershme dhe për të cilin vazhdoi deri në frymën e fundit të kontribuojë pa u lodhur. Ai kontribuoi për modernizimin e këtij sporti dhe arritjet e jashtëzakonshme nëpërmjet metodave të reja dhe frymës inkurajuese për të rinjtë duke u bërë një shembull dhe model në promovimin e miqësisë dhe solidaritetit olimpik, edhe në nivel ndërkombëtar.

Edhe unë humba sot një mik të vjetër, me të cilin, për më shumë se tre dekada kam bashkëpunuar duke zbuluar tek ai një zemër të madhe, një karakter të fortë, një mençuri largpamëse dhe një kurajë për të marrë vendimet e duhura, gjithmonë në të mirë dhe në dobi të shkencës, të sportit dhe të të mirës së përgjithshme. Ngushëllimet e mija të thella dhe të sinqerta familjes, bashkëshortes Afërditës, vajzës dhe të gjithë të dashurve, të afërmve dhe miqve të tij.

Të fundit