Flash News

KRYESORE

Meta sqaron letrën e drejtuar komisionerit Varhelyi: Ishte për të ndihmuar KE –në

Meta sqaron letrën e drejtuar komisionerit Varhelyi: Ishte për të

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sqarime mbi letrën e dërguar komisionerit të KE, Oliver Varhelyi.

Në një dalje për mediat, Meta i përgjigjet edhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se letra në fjalë ishte nisur për të minuar procesin e negociatave të Shqipërisë në BE.

Sipas Metës, letra iu drejtua komisionerit për të sqaruar se kush e ka fajin për ngërçin e krijuar për çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe për të ndihmuar Komisionin Evropian.

“Letra e drejtuar komisionerit të KE ishte për të ndihmuar Komisionin Evropian për të qenë më i vëmendshëm me çështjen kritike si integriteti i Gjykatës Kushtetuese.

Sepse në formulim të krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i presidentit. Kjo nuk është e vërtetë.

Në letër e përsëris i kam shkruar se pse kush e ka fajin për ngërcin për Gjykatën Kushtetuese.

Konkretisht :“mbetem shpresëplotë që vendet anëtarë do e mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaj duke marrë parasysh metodologjinë që siguron proces të prekshëm”.

Mazhoranca socialiste tenton të kapë gjykatën kushtetuese, mazhoranca miratoi ligj antikushtetues për betimin e gjyqtarëve, ditën që Venecia erdhi në Tiranë duke mos pritur opinionin e tyre për këtë çështje. Letra ishte për dijeni të tij, jo për ta bërë publike”, thotë presidenti.

Të fundit