Flash News

KRYESORE

Meta takim me ambasadorët, diskutohet hapja e kufijve

Meta takim me ambasadorët, diskutohet hapja e kufijve

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Ata shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

Në takim u vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet  treguan efikasitet, ndaj u arsyetua që të vendoset një faze e re e zbutjes të masave kufizuese.

Në këtë takim u fol dhe për hapjen graduale të kufijve dhe lehtësimi i masave shtrënguese të cilat do të do të ndihmonin ekonominë dhe turizmin.

Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Të fundit