Flash News

KRYESORE

Meta takohet me Dodik: Vullnet për hapjen e ambasadave respektive

Meta takohet me Dodik: Vullnet për hapjen e ambasadave respektive

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.

Meta e konsideron praninë e Dodik në Tiranë si një “kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane.” Ata kanë shprehur vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në Tiranë dhe Sarajevë.

Reagimi i Ilir Metës

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.

Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane.

Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona.

Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Të fundit