Flash News

KRYESORE

Meta takon aktoren e njohur të filmit “Skënderbeu”: Faleminderit për mbresat e jashtëzakonshme

Meta takon aktoren e njohur të filmit “Skënderbeu”:

Presidenti Ilir Meta, gjatë  festimeve për “Ditën e Flamurit”, ka takuar aktoren e njohur të filmit “Skënderbeu”, Adivie Alibalin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta është shprehur se e ka falenderuar pioneren e kinematografisë shqiptare për mbresat që i ka lënë ky film falë interpretimit të saj.

Presidenti i vendit nuk ka lënë pa përmendur dhe vlerësuar edhe aktorët e tjerë të mëdhenj që ishin pjesë e filmit “Skënderbeu”.

Postimi i plotë:

“Një suprizë e këndshme të takoja gjatë festimeve për Ditën e Flamurit, një nga pioneret e kinematografisë shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura të filmit “Skënderbeu”, znj.Adivie Alibali apo siç njihet nga të gjithë ne si “Mamica Kastrioti”. E falënderova për mbresat e jashtëzakonshme që na ka lënë ky film, falë interpretimit të papërsëritshëm të saj dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë, Naim Frashëri e Besa Imami”, shkruan Meta në postimin e tij në ‘Facebook’.

Të fundit