Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Meta takon ambasadorin e ri gjerman: Mirërpresim ndihmën për integrimin dhe përparimin e vendit drejt standardeve europiane
Presidenti Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeram sipas tij, midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.
“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të Kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke i përcjellë Presidentit Meta, përshëndetjet e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, Ambasadori Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.