Flash News

KRYESORE

Meta takon Hahn: Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria, element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave

Meta takon Hahn: Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria, element

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn u takua sot edhe me presidentin Ilir Meta. Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga presidenca thuhet se, në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti.

Kreu i shtetit e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit te Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

 

Të fundit