Flash News

KRYESORE

Meta takon Kardinalin e Firencës, dhuratë se u përkujdes për Troshanin

Gjatë vizitës së tij në Itali, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim me Kardinalin e Firencës Xhuzepe Betori.

Në shenjë respekti se u përkujdes për Kardinalin shqiptar Ernest Troshani, si dhe në kuadër të 90-vjetorit të lindjes të këtij të fundit, Meta i ka ofruar Betorit një dhuratë simbolike, një mozaik të Shën Nënë Terezës.

“Në mirënjohje të respektit e përkujdesjes që tregon ndaj Kardinalit tonë Troshani dhe komunitetit shqiptar në Arkipeshkvinë e tij, i dhurova Kardinalit të Firences Xhuzepe Betori një mozaik të Shën Nënë Terezës, të punuar me dashuri nga artist shqiptar”, shkruan Meta.

Të fundit