Flash News

KRYESORE

Meta takon kryenegociatorin Zef Mazi, çfarë u diskutua mes tyre

Meta takon kryenegociatorin Zef Mazi, çfarë u diskutua mes tyre

Ashtu siç kishte paralajmëruar të premten në konferencën me gazetarët, presidenti Ilir Meta ka takuar sot kryenegociatorin e BE Zef Mazi.

Takimi mes tyre u zhvillua në presidencë në orën 12.00 dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.

"Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar", shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ky takim erdhi pak ditë pasi kryeministri Edi Rama e prezantoi zyrtarisht Zef Mazin si kryenegopciator të Shqipërisë me BE .

Të fundit