Flash News

KRYESORE

Meta takon Macron: I lumtur për marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve

Meta takon Macron: I lumtur për marrëdhëniet tradicionale mes dy

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar sot me homologun francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtare në Francë. Meta shprehet i lumtur për marrëdhëniet mes dy vendeve.

 “Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar”, shkruan Meta në Facebook.

Kujtojmë që kreu i shtetit shqiptar është ftuar nga Presidenti i Francës për të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

Të fundit