Flash News

KRYESORE

Meta takon nesër dhe Shpëtim Idrizin për konsultimet për datën e zgjedhjeve

Meta takon nesër dhe Shpëtim Idrizin për konsultimet për

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të takohet ditën e nesërme dhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili do të jetë dhe ai pjesë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në periudhën prill-maj të vitit që vjen.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:30 në Presidencë dhe pas përfundimit të takimit Idrizi do të mbajë edhe një deklaratë për mediat.

Për konsultimet për datën e zgjedhjeve, pas takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i shtetit do të takojë në orën 11:00 kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Taulant Balla, në orën 12:00 do të takojë kreun e PD-së  Lulzim Basha, në 12:30 do të takohet me nënkryetarin e LSI-së Luan Ramën dhe në 17:30 me deputeten Rudina Hajdari.

 

Të fundit