Flash News

KRYESORE

Meta takon përfaqësuesin e fasonerive, tregon çfarë i ka kërkuar qeverisë për këtë sektor

Meta takon përfaqësuesin e fasonerive, tregon çfarë i ka

Presidenti Ilir Meta, ka takuar sot Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika.

Në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se në këtë takim dëgjoi problematikat e këtij sektori, si edhe bëri me dije se i ka komunikuar Gjikës kërkesën që ka për qeverinë në këtë sektor.

''Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.

  1. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu”, shkruan Meta.

Të fundit