Flash News

KRYESORE

Meta takon presidentin e parlamentit të Estonisë, e falenderon për mbështetjen ndaj integrimit

Presidenti i vendit Ilir Meta njofton se ka zhvilluar sot një takim me presidentin e parlamentit estonez.

Në ‘Facebook’ Meta nënvizon se në fokus të bisedës ka qenë rëndësia e bashkëpunimit ndër-parlamentar dhe domosdoshmëria për ta forcuar atë.

Meta e falenderon Presidentin estonez që ka mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”-thekson Meta.

Të fundit