Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Meta takon Shefat e Shtabeve të SHBA-ve dhe Italisë: Mirënjohje për reformat në siguri
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pasur sot nëj ditë të ndeshur me takime, sidomos me shefat e shtave të SHBA dhe Italisë. Fillimisht Ilir Meta priti në një takim të veçantë Shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane, Gjen. Claudio Graziano. Presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet me Italinë në fushën e mbrojtjes të një rëndësise madhore dhe bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura shumë të rëndësishëm, si në kuadër të NATO-s ashtu edhe në planin dypalësh.
“Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinjë që përballen me sfida dhe rreziqe të përbashkëta, cilat kërkojnë bashkëpunim dhe koordinim të suksesshem mes Forcave të Armatosura”, nënvizoi Presidenti Meta.
Presidenti Meta dhe Gjeneral Graziano ndanë pikëpamjen e njëjtë se ruajtja dhe garantimi i kufijve detarë e ajrorë dhe përballimi me sukses i emigracionit, trafikut të paligjshëm dhe terrorizmit mbeten përparësi për sigurinë e Shqipërisë, Italisë dhe të rajonit të Ballkanit. Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen Gjeneralit Graziano për ndihmën e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Forcave tona të Armatosura në ngritjen e tyre profesional dhe mbështetjen në procesin e rritjes së kapaciteteve logjistike dhe përvojës në misionet e tyre jashtë. Meta vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, përballë sfidave të përbashkëta globale si lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e qëndrueshmëria e sigurisë në rajon. Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Forcave tonë të Armatosura në procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit duke nënvizuar edhe ndihmën e fundit me mjete speciale transporti të blinduara.
Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e SHBA në realizimin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, transformimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale dhe edukimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen e institucioneve të inteligjencës, rolin përcaktues të SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit dhe mbështetjen kritike për anëtarësimin në NATO. Gjeneral Dunford falenderoi Presidentin Meta për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura përkrah ushtrisë së SHBA-së në Afganistan, Irak, dhe vende të tjera dhe vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen e nivelit të partneritetit dhe të koordinimit strategjik Shqipëri-SHBA.
Bashkëbiseduesit ndanë opinionet mbi sfidat e reja të NATO-s, mbi rëndësinë e sigurisë kolektive dhe mbështetën angazhimin e tyre për vazhdimësinë e angazhimit në përballjen me sukses të tyre, si në planin rajonal ashtu edhe atë global.