Flash News

KRYESORE

Meta me të ftuar special; ka lënë vendin e tij në kulmin e tensioneve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka darkuar dje me një të ftuar special nga Maqedonia. Bëhet fjalë për kreun e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferrin, i cili mesa duket ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime, pasi nga zyra e Presidencës shqiptare nuk ka njoftim për largim të Metës nga vendi.

Foto është publikuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish-këshilltar i Metës, Ilir Kulla.

Xhaferri është larguar nga Maqedonia për t’u takuar me Metën në një kohë kur vendi i tij po përballet me një krizë diplomatike me Serbinë.

Beogradi ka tërhequr të gjithë trupin diplomatik nga Shkupi, një veprim i paprecedent gjatë dekadës së fundit. Aktualisht nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar përse Serbia largoi të gjithë stafin e saj nga Maqedonia.

Të fundit