Flash News

KRYESORE

Meta: Të gjitha vendet e rajonit kanë një armik të përbashkët, Shqipëria edhe më kritike prej qeverisjes së mbrapsht

Meta: Të gjitha vendet e rajonit kanë një armik të

Presidenti Ilir Meta deklaron se vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët, shpopullimin.

Pas takimit me homologun e boshnjak, Shefik Xhaferoviç, Meta thotë se Shqipëria është në nivele edhe më kritike për shkak të qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut.

“Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona”, shkruan presidenti.

Të fundit