Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ilir Meta nuk e harron inatin e vjetër me Baton Haxhiun. I pyetur në lidhje me shkarkimin apo dorëheqjen e tij nga pozicioni i Presidentit të Republikës, Meta është shprehur se qëllimi i mazhorancës është vendosja e një Presidenti kukull që të firmosë çdo vendim që ata duan.
Madje, Presidenti akuzoi rëndë kur tha se një prej qëllimve kryesore është miratimi i vendimive antikombëtare.
“Si mund të jap une dorëheqjen që të vendosin një kukull për të firmosur ca vendime të mbrapshta anti-kombëtare? Të iki unë që të vijë Batoni President?! Ta harrojnë. Kam 3 vite që i paralajmeroj: Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Keta popullin nuk e futin dot në xhep sic kanë bërë me institucionet e tjera. Durim deri më 2 mars”, deklaroi Meta në emisionin “Opinion”.
Kujtojmë se Presidenti Meta pati një prej konflikteve më të ashpra me analistin dhe gazetarin Baton Haxhiu, kur nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër i Jashtëm apo edhe kur u përfol për një projekt të mundshëm për ndarjen e Kosovës.